Ndërroi jetë Nexhati Memeti, fotografi më i vjetër i Kumanovës


Ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare fotografi më i vjetër nga Kumanova, Nexhati Memeti. Vitin e fundit, sipas familjarëve të tij, Memeti ka vuajtur nga një sëmundje në veshkë. Dekadën e fundit, Memeti ka jetuar dhe vepruar në diasporë, respektivisht në Belgjikë.

Në qytetin e Kumanovës Memeti njihet si intelektual i shquar dhe pasionant i fotografisë. Fotografitë e tij të cilat kanë bërë gjiro në mbarë kombin, sot e kësaj ditë janë të vendosura si vepra profesionale nëpër institucionet relevante të vendit dhe më gjerë. Profesionin e tij e kishte ushtruar për shumë vite edhe në vende të ndryshme të Evropës.

Baby Boo