Ja sa raste aktive me koronavirus në Shkup


Në Shkup gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 325 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.983.
Aerodromi është komuna e Shkupit me më së shumti të infektuar me 592 raste aktive, kurse më pas vijon Karposhi 479 dhe Komuna Qendër me 476.

Çairi ka 134 raste aktive, Gazi Baba 353, Kisella Voda 332, Gjorçe Petrov 240, Butell 122 dhe Ilinden 49 raste aktive.
Komunat me më pak raste janë Shuto Orizareja 17, Studeniçani 6, Saraj 23, Haraçina 9, Sopishte 25, Çuçer Sandeva 11, Petroveci 20 dhe Zelenikova 9

Baby Boo