Taravari nuk e përjashton koalicionin me BDI-në: Shohim e veprojmë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni të mundshëm me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), pavarësisht kritikave të forta që ia ka adresuar kësaj partie gjatë fushatës zgjedhore.

“Ne jemi të hapur për të biseduar me të gjithë faktorët politikë. Asgjë nuk është vendosur ende. Shohim e veprojmë,” u shpreh shkurt Taravari, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme.