Ja sa raste aktive me COVID-19 në Kërçovë


Në Kërçovë sot nuk kishte raste të reja me coronavirus dhe kishte dy të shëruar.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë komunë që nga fillimi i pandemisë është 263, prej të cilëve 98 janë raste aktive, 155 janë të shëruar dhe 10 kanë humbur jetën. Të dhënat e sotme tregojnë se për herë të parë pas një periudhë të gjatë në Kërçovë kemi numër dyshifror të rasteve aktive.

“Sot për fat të mirë nuk kemi të infektuar të rinj nga coronavirus dhe numri i rasteve aktive ra në 98, që do të thotë se pas një periudhe të gjatë kemi numër dyshifror të rasteve aktive”, tha mjeku Stanko Trpeski, drejtor i spitalit të përgjithshëm në Kërçovë.
Ai ju bëri apel qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet e dhëna nga autoritetet shëndetësore.

Baby Boo