Ja sa persona nuk respektuan lëvizjen e kufizuar në Tetovë dhe Gostivar


Në periudhën prej 01 dhe 02 prill prej ora 19.00 deri 07.00, në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, gjithsej 6 persona e kanë shkelur vendimin për lëvizje të kufizuar (Tetovë-4 dhe Gostivar-2), të cilët janë privuar nga liria dhe mbajtur deri në zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve, me ç’rast janë përgaditur parashtresa adekuate sipas nenit 206 nga Kodi Penal.

Policia bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe numri i përgjithshëm i personave, që janë në karantinë shtetërore ka aritur në 380 (TE-210 dhe GV-180), kurse numri i personave të cilët kanë nënshkruar deklaratë për vetë-izolim ka rënë në 146 (TE-55 dhe GV-91), kurse janë realizuar edhe 100 (TE-67 dhe GV(23) kontrolle dhe mbikqyrje ndaj personave me vendim për izolim, nga Ispektorati shtetërorë sanitar.

Baby Boo