Ratkoceri: “Kështu do të duket Qeveria e ardhshme”


Provokimi me Zhelinën i BDI-së, konkretisht i Ali Ahmetit duket veprim politik egoist i kalkuluar mirë, ndersa moralisht shumë diskutabil. Kështu shkruan në profilin e tij gazetari, njëherësh botues i gazetës KOHA, Arben Ratkoceri, sipas të cilit, situata në Maqedoni, njëjtë sikurse dikur në Kosovë, megjithatë do të prodhojë zgjedhje të parakohshme dhe një BDI më të fuqishme, e cila në 10 vitet e ardhshme, do të betonojë pushtetin bashkë me VMRO-DPMNE-në.

Ratkoceri shkruan se qeveria e ardhshme do të jetë ajo e menduara nga ndërkombëtarët, konkretisht nga amerikanët që nuk do të lejojnë një qeveri jostabile në kohën kur na pret zgjidhja e shumë temave serioze.
Statusi i plotë i gazetarit Ratkoceri:

“Albin Kurtin herën e parë e rrëzoi nga qeveria Agim Veliu i Llapit, përafërsisht si tek ne – që duket se Blerim Sejdiu i Zhelinës e rrëzoi qeverinë aktuale. Edhe Ali Ahmeti njejtë si Albin Kurti, duke shfrytëzuar pushtetin e madh, provokuan qëlimisht partnerët më të vegjel duke i “larguar”, gjithnjë duke parashikuar me saktësi apsolute veprimin e tyre pas kësaj. Pra, veprim politik egoist i kalkuluar mirë, ndersa moralisht shumë diskutabil. Dihet çka prodhoi kjo në Kosovë, një super Albin Kurti me mbi 50 për qind përkrahje gjë që e njëjta mund të ndodhë edhe në Maqedoni. Pra, një BDI edhe më të fuqishme në vota dhe bashkë me VMRO-në, për 10 vite do t’i kemi të betonuar në pushtet. Çfarëdo qeverie që mund të krijohet tani nëpër tavolina, duke përfshirë edhe këtë BDI- LSDM, të pashmangshme brenda një kohe të shkurtër do të prodhojnë zgjedhje të parakohshme. Beteja momentale është se kujt do t’i mbetet ‘kopili te dera’.

Nuk duhet harruar se në këtë paqartësi globale, ku rajoni po vlon, me një BE kaotike dhe me amerikanët që fuqishëm po kthehen në rajon askush nuk do të lejojë qeveri jostabile, si kjo aktualja apo ajo në ardhje. Jorastësisht, gjatë javës, amerikani Eskobar vjen edhe në Shkup, sepse Maqedonia llogaritet në rrafshin rajonal më e komplikuara, madje edhe përtej Bosnjës dhe Kosovës. Në fund do të buzqesh ai që do të fitojë luftën politike e jo betejat që do t’i kemi në vazhdimësi deri në zgjedhjet e pashmangëshme të parakohshme.

Po flas për maratonën politike dhe jo sprintin aktual.
Edhe diçka, parimi fituesi me fituesin më nuk vlen! Kjo u prish nga BDI më 2017, por qeveri do bëjnë ata që do të mendohet nga ndërkombëtarët se sjellin stabilitet për temat e mëdha që i presin. Tek maqedonasit dihet – VMRO e padiskutueshme, loja është e do të jetë te partitë shqiptare”.

Baby Boo