Ja sa mln euro siguroi qeveria e Maqedonisë së Veriut


Qeveria për momentin ka siguruar thuajse 12 milionë euro për ekonominë, tha ministrja e Financave Nina Angellovska. Por, llogaritjet e para janë se komuniteti i biznesit ka nevojë për 100 milionë euro. Këto para do duhet të sigurohen nga kreditorë ndërkombëtarë dhe biznesmenët do duhet t’i kthejnë me përqindje të ulët të kamatave. Angellovska thotë se nuk duhet të pritet që shteti t’i paguajë borxhet dhe rrogat për të gjithë qytetarët, por masat e para të miratuara janë për stabilizimin e likuiditetit të kompanive përmes lehtësimeve tatimore. Bankat komerciale dhe Banka Popullore në vijim do bëjnë analiza për rrezik për shtyrjen eventuale të pagesës së kësteve të kredive.

Duhet të bëhet vlerësim nga ana e Bankës Popullore dhe të bëhet vlerësimi i likuiditetit, pasi nëse për tre muaj sektori bankarë nuk merr pagesa, gjegjësisht i shtyn këto mjete që duhet t’i marrë, të gjenden mënyra adekuate që kur të vijë koha qytetarët të fillojnë t’i kthejnë”-tha Nina Angellovska, ministre e Financave.

Ajo që deri tani e ofron shteti si masa për mbështetjen e ekonomisë, është vetëm fillimi, thotë për Alsat, profesori universitarë Marjan Petrevski. Me këto masa, vlerëson profesori për shkurt do të minimizohen dëmet në ekonomi.

Pres që arsenali i masave do të rritet dhe intensiteti do të rritet. Gjithsesi se kjo do shkaktojë presion ndaj financave publike, që do të thotë se paralelisht duhet të menaxhohet edhe likuiditeti i buxhetit”-pohoi Marjan Petrevski, profesor universitarë.

Menjëherë pas publikimit të masave ekonomike, një pjesë e ekspertëve dhe komunitetit të biznesit, por edhe opozita, dolën me kritika. Biznesi thotë se tani më e nevojshme është të anulohen obligimet tatimore. Nga VMRO-DPMNE dolën me pakon e tyre të masave për shpëtimin e ekonomisë ku propozojnë ngrirjen e obligimeve të kompanive ndaj bankave, të paktën për këtë muaj. Gjithashtu, VMRO kërkon që shteti t’i paguajë shpenzimet e të punësuarve në vlerë prej 50% të rrogës së plotë bruto.

Baby Boo