Basha për vizitë në Maqedoni


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur ditën e sotme një vizitë në Maqedoni, ku mësohet se temë kryesore e këtyre takimeve pritet të jetë referendumi për çështjen e emrit dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, transmeton Top Channel.

PD njofton se gjatë kësaj vizite Basha do të ketë takime me liderët e të gjithë spektrit politik shqiptar në Maqedoni.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së./PC

Baby Boo