Ja kur do të votohet për mocionin ndaj Qeverisë, e pasigurt nëse është siguruar shumica e kërkuar


Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për të enjten e ka caktuar seancën në të cilën duhet të votohet për mocionin e votëbesimit të Qeverisë, pasi dje deri te ai një nismë të tilëë me nënshkrime nga 61 deputëtë dorëzoi VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni, ASH dhe Alternativa, Besa dhe e Majta. Më pas, sipas informacioneve partiake, Xhaferi e ka ftuar kryeministrin Zoran Zaev në një takim në Kuvend, ku i pranishëm ishte edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Sipas informacioneve të deritanishme, megjithatë nuk dihet se sa deputetë do të votojnë mosbesim Qeverisë së Zaevit të enjten.

Nga LSDM-ja konfirmuan mbrëmë për MIA-n se Xhaferi i ka bërë thirrje Zaevit që personalisht ta informojë për iniciativën e dorëzuar për mocionin e votëbesimit të Qeverisë dhe për hapat e tjerë të rregullores.
Pas dorëzimit të iniciativës, nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit është bërë me dije se është dorëzuar Kërkesë për mocionin e votëbesimit të Qeverisë.

“Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në pajtim me nenin 215 paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do e caktojë seancën për kërkesën e parashtruar për votim të besimit ndaj Qeverisë dhe e njëjta do të mbahet ditën e tretë nga dita e parashtrimit të pyetjes për besimin ndaj Qeverisë , respektivisht e enjte (11.11.2021), në ora 11.00. Sipas Nenit 215, paragrafi 3 i Rregullores së Kuvendit, afati për caktimin e seancës fillon të rrjedhë prej ditës së ardhshme, të parashtrimit të pyetjes për besimin ndaj Qeverisë”, thuhet në kumtesën e kabinetit të kryetarit të Kuvendit.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, paraprakisht në konferencë për shtyp e parajamëroi iniciativën dhe tha se atë e kanë nënshkruar 61 deputetë, por intensivisht bisedojnë edhe me deputetë të tjerë.
“Nëse në këtë moment do të votohet për votëbesimin e Qeverisë, pres që të jenë 61 plus, gjegjësisht janë duke u zhvilluar negociata intensive me disa deputetë të tjerë në Kuvendin e Maqedonisë dhe pres që mocioni i votëbesimit të Qeverisë të nënshkruhet nga më shumë se 61 deputetë, tha Nikollovski.

Për formimin e qeverisë së re apo për zgjedhje të reja të mundshme të shpejta, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së tha se është diçka për të cilën do të diskutohet pas të enjtes.
“Duhet të ulemi me partnerët tanë dhe të shohim se cilat janë angazhimet tona programore të të gjithë atyre që duan të formojnë qeveri politike apo zgjedhje të shpejta”, tha Nikollovski.

Pas dorëzimit të iniciativës në Fejsbuk u deklarua edhe kryeministri Zaev. “Për një dëshirë të kotë për pushtet, ata ishin gati të merrnin vendin tatëpjetë, dhe njerëzit të vuanin. Këto ditë jemi dëshmitarë të kërcënimit të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, shoqërisë së përbashkët dhe të barabartë, qetësisë së qytetarëve brenda dhe marrëdhënieve të mira me fqinjët, ka shkruar Zaev.

Reagim pati edhe nga partia e tij amë LSDM, ku theksuan se ditët në vazhdim do të tregojnë nëse lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë mjaftueshëm deputetë për t’i votuar mosbesimin Qeverisë apo jo.
Sipas informacioneve të deritanishme, megjithatë është e pasigurt se sa deputetë do t’i votojnë mosbesim Qeverisë së Zaevit të enjten pasi njëri nga deputetët e Alternativës Skender Rexhepi Zejd tha se nëse e majta mbetet në listën për rënien e Qeverisë, ai nuk do të jetë pjesë e tij dhe as nuk do të mbështesë votimin.

Po ashtu, mbrëmë koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, konfirmoi se ai dhe deputetja Angelinka Petkova janë në izolim, por pritet që të enjten të vijnë në Kuvend pas dorëzimit të Iniciativës për votimin e mosbesimit të qeverisë në përputhje me Protokollin e miratuar nga Komisioni për Sëmundjet Infektive që është aplikuar në Kuvend në prill të këtij viti.
Në lidhje me deklaratën e deputetit Skender Rexhepi Zejd në Fejsbuk, lideri i partisë E Majta Dimitar Apasiev konsideron se deputetët e Aleancës, Alternativës dhe BESA-së kanë, siç thotë, mundësi historike për ta dërguar BDI-në në opozitë.

“Nëse deputetët e Aleancës, Alternativës dhe BESA-së nuk e shfrytëzojnë mundësinë historik të enjten për ta dërguar BDI-në në opozitë, atëherë në zgjedhjet e ardhshme (kurdo që janë) do të shkelen nga BDI-ja si maune bretkosash dhe asnjëherë nuk do të kthehen”, shkroi Apasiev në profilin e tij në Facebook.
Ai shton se BDI-ja, nga pozicioni i pushtetit do të fitoj 18 deputet ndërsa ata maksimum nëntë.

Mbrëmë kryesia qendrore e Alternativës ka mbajtur mbledhje pasi Rexhepi ka thënë se nuk do të jetë pjesë e listës për rënien e Qeverisë dhe as nuk do ta mbështes votimin e së enjtes nëse deputetët e së Majtës mbeten në listë.
Zëdhënësi i Alternativës Orhan Murtezani tha se debatet janë në vazhdim dhe për momentin, tha ai, nuk kanë asnjë vendim, por se deputetët e tyre do të jenë të vetmit, sido që të jetë.

Përveç Skender Rexhepit, deputetë të Altenativës janë edhe kryetari i partisë Afrim Gashi, Safije Sadiki-Shaini dhe Husni Ismaili.
Kryetari i Partisë Liberal Demokratike Goran Milevski në një deklaratë për media tha se nënshkrime nga PLD nuk ka , dhe nuk do të jetë në listën për arritjen e shumicës së re parlamentare, të përbërë nga VMRO-DPMNE, Alternativa, Aleanca për Shqiptarët, e Majta dhe Besa.

Në anën tjetër, deputeti i LSDM-së Martin Kostovski ka ngritur iniciativë që Zaev të mbetet në krye të partisë. Shumë nga anëtarët e partisë së tij, partnerët e koalicionit, por edhe politikanë të lartë nga bashkësia ndërkombëtare besojnë se dorëheqja e kryeministrit Zaev ishte e nxituar dhe e sjellë në një moment emocional. Shumica janë të mendimit se vendi po përballet me reforma të rëndësishme, të cilat janë të realizueshme vetëm me institucione të qëndrueshme.

Ata i bëjnë thirrje Zaevit që të marrë një vendim të mençur që vendi të mos bjerë në krizë politike, nga e cila do të vuante e gjithë shoqëria. Ata theksojnë, ndër të tjera, se është një periudhë kur vendi ende po përballet me pandeminë, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik, duke kërcënuar edhe krizën energjetike. Ata kujtojnë se duhet të zgjidhen keqkuptimet me Bullgarinë, të cilat do të zhbllokonin procesin e integrimit evropian të vendit me fillimin e negociatave për anëtarësim.
Vendimi për votimin e mosbesimit të Qeverisë merret me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Nëse votohet mosbesimi i Qeverisë, Qeveria është e detyruar që të japë dorëheqje, parasheh Kushtetuta.

Në nenin 216 të Rregullores, është theksuar: “Pas çështjes së parashtruar për votëbesimin e Qeverisë bëhet debat. Të drejtë që ta shpjegojnë çështjen e votëbesimit të Qeverisë ka një nga deputetët të cilët e kanë parashtruar çështjen në kohëzgjatje prej më së shumti 30 minutave. Radha e deputetëve të grupeve parlamentare dhe deputetëve të cilët nuk janë të organizuar në grup parlamentar, ndërsa të cilët do të marrin pjesë në debat përcaktohet në marrëveshje me kryetarin e Kuvendit me koordinatorët e grupeve parlamentare para fillimit të mbledhjes. Deputeti gjatë debatit mund të flasë disa herë në kohëzgjatje prej 15 minutave, ndërsa koordinatori i grupit parlamentar gjithsej 20 minuta”.

Me nenin 217 është paraparë se Kuvendi voton mosbesimin e Qeverisë pasi të kalojnë tri ditë nga dita e parashtrimit të çështjes së votëbesimit.
Nëse Qeverisë i votohet mosbesimi, kryetari i Qeverisë në Kuvend parashtron dorëheqje në afat prej 24 orëve nga votimi i mosbesimit, thuhet në nenin 218. Për mosbesimin e votuar të Qeverisë dhe për dorëheqjen e parashtruar, kryetari i Kuvendit menjëherë e njofton presidentin e Republikës.

Baby Boo