Pamjet surreale të momenteve të fundit të kreut të Hamasit: I ulur në kolltuk, qëllon me shkop një dron izraelit

Zyrtarët izraelitë, shërbimet e sigurisë dhe Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan të enjten se në një operacion të forcave izraelite në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, Yahya Sinwar, i vetmi lider i mbetur i Hamasit, i cili konsiderohet përgjegjës kryesor për planifikimin e sulmit të përgjakshëm të një grupi palestinez në Izrael më 7 tetor të vitit të kaluar.

Pas sulmit, Izraeli filloi një operacion ushtarak hakmarrës në Rripin e Gazës, në të cilin disa dhjetëra mijëra palestinezë, kryesisht civilë, humbën jetën brenda pak më shumë se një viti.

Situata u përshkallëzua me operacionet izraelite kundër forcave të grupit shiit pro-iranian Hezbollah në Liban, vrasjen e liderit të grupit Hassan Nasrallah dhe një numri zyrtarësh të tjerë të rangut të lartë, pas së cilës Irani filloi një sulm masiv me raketa mbi Izraelin në 1 tetor.

Hakmarrja e Izraelit për atë sulm nuk ka ndodhur ende.

Shefi i Shtabit të IDF-së, gjenerallejtënant Herzi Halevi, deklaroi se forcat izraelite nuk kishin informacione paraprake se lideri i Hamasit ishte në objektin që u sulmua nga ushtarët izraelitë.

Yahya Sinwar u konsiderua i vetmi lider i mbetur i këtij grupi palestinez pas vrasjes së Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit, në Teheran më 31 korrik.

Presidenti amerikan Joe Biden e quajti vrasjen e Yahya Sinwar “një ditë të mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën”. Biden tha se Sinwar ishte përgjegjës për “egërsinë e papërshkrueshme” në Izrael më 7 tetor.

Izraelitët, pasi u konfirmua se Sinwar kishte vdekur, publikuan një video të pabesueshme të momenteve të fundit të shefit të Hamasit. Kur zbuluan se dikush ishte në ndërtesën e shkatërruar, IDF dërgoi një dron për të filmuar saktësisht se kush ishte. Ajo që kapi kamera është e pabesueshme – Sinwar i plagosur i ulur në një kolltuk dhe që përpiqej të qëllonte dronin me shkop.

VIDEO