Ja ku fshihet Gruevski sipas mediave maqedonase


Sipas informacioneve jozyrtare, gruaja e tij Borkica i ka thënë policisë se për herë të fundit e ka parë të premten, që përputhet me dëshmitë se ai është parë të premten duke hyrë në selinë e VMRO-së në Shkup.

Spekulimet janë se ai aty po pret abolicion nga Presidenti i vendit Gjorge Ivanov. Në të kundërtën policia mund të sigurojë urdhër për bastisjen e Pallatit të bardhë, në tentim për të kapur ish kryeministrin Gruevski.
Ekipet policore hyjnë në banesën eGruevskit.

Ekipet e Ministrisë së Brendshme pas një ore pritjeje kanë ndërhyrë dhe kanë hapur derën e banesës së ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit. Siç mësohet nga disa media, në banesë nuk është gjetur askush, edhe pse ditë më parë korrieri i Gjykatës Penale kishte hasur bashkëshorten e tij, e cila i kishte informuar se bashkëshorti i saj nuk ishte aty.

Banesa e tij në rrugën “Bihaqi” është rrethuar edhe nga policia, por edhe nga ekipe të mediave.
Njësitet policore në mbrëmje kanë trokitur në derën e banesës së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Ky vendim ka pasuar menjëherë pasi që është shpallur urdhërarresti për Gruevskin, i cili nuk ishte i kapshëm për pranimin e vendimit për të shkuar në burg lidhur me vuajtjen e dënimit prej 2 viteve për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove, i hetuar nga Prokuroria Speciale.

Njësiti për ndekje me asistencën e Njësitin për ndërhyrje të shpejt dhe njësitin “Alfa” janë pranë banesës së tij dhe ambienteve përreth në rrugën “Bihaqi” në Shkup. Pasi që kanë trokitur në derën e shtëpisë, askush nuk e ka hapur. Njësitet e posacme kanë ngelur para banesës së tij deri në ndërmarrjen e hapave të tjerë.
Ministria e Brendshme në mbrëmje shpalli fletëarrest pasi që Gruevski nuk u paraqit brenda disa ditëve për të pranuar ftesën e gjykatës për të shkuar në burgun e Shutkës. (INA)

Baby Boo