Sot rivarroset Liridona Ademaj


Pasi u pranua kërkesa e familjarëve të saj pasditen e djeshme, Liridona Ademaj do të rivarroset në fshatin e lindjes, në Rracaj të Gjakovës.

Deri më tani janë arrestuar 3 persona për vrasjen e të resë, mes tyre dhe bashkëshorti Naim Murseli i cili është personi që porositi ekzekutimin e nënës së dy fëmijëve të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 Nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Fillimisht u raportua si grabitje që përfundoi në mënyrë tragjike, por pas rreth 48 orësh gjithçka doli në dritë. Personi që priti e përcolli njerëz ditën që Liridona u varros në Cërmjan, ishte autori i vrasjes. Naim Murseli është organizatori i ekzekutimit të gruas së tij, ndërkohë që Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë bashkëpunëtorë në krim.

Burime për mediat në Kosovë bëjnë të ditur se Murseli i ka dhënë 15 mijë Euro Granit Plavës për të kryer vrasjen. 15 mijë të tjera ai do t’ia jepte pas kryerjes së krimit. E kështu ndodhi. Atë mbrëmje, Plava i maskuar si “grabitës” i doli përpara familjes Murseli. Në makinë ishin Naimi, Liridona dhe 2 fëmijët. Plumbat mbi 30-vjeçaren ia morën jetën.

Baby Boo