Ja ku është shoferja që shkaktoi aksidentin me 2 të vdekur!


Rozina Koleci, 29 vjeçe. Është kjo drejtuesja e mjetit tip Benz që shkaktoi tragjedinë me dy të vdekur sot në Tiranë.

29 vjeçarja humbi kontrollin e mjetit në Kodër-Kamëz, u përplas me një biçikletë dhe më pas përplasi nënën Valbona Ndreu me dy vajzat e saj 7 dhe 6 vjeçe, kalimtare.

Për pasojë, ndërroi jetë biçiklisti, 29 vjeç, i identifikuar si Ramazan Isha, si dhe vajza 7 vjeçe. Ndërkohë nëna dhe vajza tjetër 6 vjeçe ndodhen në spital në gjendje të rëndë. Bëhet me dije se shoferja e aksidentit me 2 të vdekur e dy të plagosur,  Rozina Koleci është ndaluar nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, më datë 08.08.2018, rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësorë.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë biçiklisti, shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Baby Boo