Grubi inspekton punimet në ndërtimin e poliklinikës në Saraj


Zv/Kryeministri i parë, Artan Grubi ka inspektuar punimet në ndërtimin e poliklinikës në Saraj.

Grubi tha se objekti i poliklinikës së shpejti do ti dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë.

“Pas përfundimit të projektit të ndërtimit të poliklinikës në Saraj, me asfaltimin e rrugës rreth objektit përfunduan edhe punët shtesë nga aneks kontrata e që nuk ishin paraparë në projektin bazë. Javën para nesh, objekti i dorëzohet Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa edhe pajisjet janë të siguruara tashmë”, tha Grubi.

Grubi në këtë inspektim ishte i shoëqruar nga deputeti i zonës, Arben Ziberi dhe koordinatori i caktuar për Saraj, Rafiz Haliti, ndërsa nuk u pa kryetari i komunës, Blerim Bexheti.

Kujtojmë qe në mbledhjen e kryesisë partiake, BDI njoftoi se ndjen keqardhje për vetëpërjashtimin e 5 anëtarëve të saj. /KlanMacedonia/

VIDEO

Baby Boo