Ja emrat e drejtorëve dhe zv/drejtorëve që u zgjodhën mbrëmë


Drejtori i Përgjithshëm i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale Safet Emruli ka dorëzuar dorëheqjen e tij dhe nuk do të jetë më drjetor në këtë drejtori.

Nga ana tjetër mbrëmë me vendim të qeverisë janë shkarkuar dy drejtorët nga radhët e BDI-së. Alajdin Havziu Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Arben Vila Drejtor i Agjencionit për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit. Për këto poste qeveria e Maqedonisë do të hap konkrus e më pas do të emrohen. Ndryshe sonte Qeveria ka shkarkuar edhe disa zv/drejtora dhe drejtor si dhe ka emëruar anëtarë të bordeve në fondin Shëndetësor.

Këta janë disa nga emrimet e drejtorëve dhe zv/drejtorëve, ndërsa disa kanë ngelur në ato poste siç kanë qenë.
Abdush Demiri – Drejtor tek Agjencia për punësim
Abdulselam Selami – Zv.drejtor tek Drejtoria për të ardhura publike
Avni Rustemi – Zv.drejtor tek Agjencioni për rini dhe sport

Remzi Abdullahi – Zv.drejtor tek Agjencia për përkrahje të bujqësisë dhe zhvillimit rural
Izmir Nura – Zv.drejtor tek Agjencia për emigracion
Hisen Xhemaili – Drejtor tek Drejtoria për ambient jetësorë
Kaltrina Beqiri – Drejtor tek Agjencia për kualitet dhe akreditim të objekteve shëndetësore.

Baby Boo