Ja deri kur mund të përdoren vauçerët për turizëm vendor


Në Maqedoninë e Veriut afati i fundit për përdorimin e vauçerëve për turizëm është 15 dhjetori 2020. Kjo bëhet e ditur përmes një njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë. Sipas të dhënave zyrtare, përfshirë ditën e sotme janë përdorur 61,648 kupona për turizëm vendor nga gjithsej 100,336 kupona të dërguara në email adresa të vlefshme.

Platforma “Pushime në vend” përmes së cilës u realizua masa e vauçerëve për turizëm vendor do të mbyllet për realizimin e kësaj mase më 15.12. 2020. Vizitorët që përdorin vauçer për turizëm vendor do të duhet të lajmërohen nga kapacitetet e akomodimit jo më vonë se 15.12. 2020.

Hotelierët që kanë mysafirë që përdorin vauçerë të turizmit do të duhet të dorëzojnë fatura pagese në Ministrinë e Ekonomisë më së voni deri më 18.12.2020, pas së cilës fondet nga kuponët e përdorur do të paguhen deri në fund të vitit.

Me masën e vauçerëve për turizëm vendas në vlerë prej 6,000 denarëve që është pjesë e Pakos së tretë të masave të Qeverisë për përballje me pasojat e shkaktuara nga pandemia, 117,531 kupona për turizëm vendas u janë shpërndarë të gjithë punonjësve të cilët në periudhën janar – prill 2020 nuk kanë realizuar të ardhura më shumë se 60,000 denarë nga paga neto dhe shtesat e pagave sipas të dhënave nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Kuponat për turizëm janë përdorur në objektet vendore turistike që janë regjistruar në platformën “Pushime në vend”.

Baby Boo