Ja cili shtet ndalon injeksionet e botoksit dhe mbushjet e buzëve për personat nën 18 vjeç


Anglia ka ndaluar injeksionet e botoksit dhe fryrjes së buzëve për personat nën 18 vjeç. Një ligj i i ri i cili ka hyrë në fuqi nga e premtja, synon të mbrojë të rinjtë nga dëmtimet, pas vitesh përpjekjesh për të rregulluar industrinë e bukurisë jo kirurgjikale.

Ky vendim vjen pasi vitin e kaluar në Angli u kryen 41 000 procedura Botoksi në moshat nën 18 vjeç, sipas vlerësimeve të qeverisë.
Nga analiza e Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social, rezulton se ka pasur deri në 29 mijë e 300 procedura mbushëse dermale për personat nën 18 vjeç, në 2017.

Para se legjislacioni i ri të hynte në fuqi në Angli, personat nën 18 vjeç mund të kryenin procedura të stilit Botox dhe mbushës të lëkurës pa kontroll për moshën e tyre.
Në të ardhmen priten përditësimet mbi legjislacionin e ri në Uells dhe Skoci, ndërsa Irlanda Veriore nuk ka plane aktuale për të bërë ndonjë ndryshim.

Fushatat po u bëjnë thirrje vendeve të tjera që të veprojnë shpejt për të parandaluar të rinjtë në Angli që të udhëtojnë përtej kufijve për trajtime.
Asnjë ligj në Mbretërinë e Bashkuar nuk kërkon që praktikuesit të kenë kualifikime ose trajnime formale për këtë lloj trajtimi.

Baby Boo