Ja çfarë shkruajnë mediat greke për fjalimin e Dimitrovit në Bruksel


mitrov: Ne jemi maqedonas dhe do të flasim në gjuhën maqedonase”; Dimitrov optimist për rezultatin e referendumit në Shkup”; Dimitrov: Referendumi do ta caktojë të ardhmen e Maqedonisë”; “Dimitrov për Marrëveshjen e Prespës: Mundësi historike të mbyllet një çështje e rëndë”; “Dimitrov në BE: Do të mbesim maqedonas dhe do ta flasim gjuhën maqedonase”; “Dimitrov para Parlamentit Evropian: “Unë jam maqedonas”: “Dimitrov: Në të ardhmen do të pyetemi pse marrëveshja nuk ishte arritur në vitet e 90-ta”, janë pjesë e titujve në mediat greke për fjalimin e djeshëm të shefit të diplomacisë së Maqedonisë para anëtarëve të Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, edicionet onlajn të mediave në Greqi, në pjesën më të madhe e ndërmorën tekstin e agjencisë gazetareske greke ANA-MPA, ndërsa theksin e vendosën si në deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme për referendumin, ashtu edhe në përgjigjen deri te eurodeputeti grek në lidhje me gjuhën dhe identitetin maqedonas.

“Vendosmërinë e Qeverisë së IRJM-së ta fitojë referendumin më 30 shtator në lidhje me Marrëveshjen e Prespës e shprehu ministri i Punëve të Jashtme të vendit Nikolla Dimitrov, duke folur dje në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel. Gjatë këmbimit të mendimeve me eurodeputetët e Komitetit, për përpjekjet e mëparshme për zgjidhje të çështjes së emrit, marrëdhëniet BE-IRJM, si dhe për agjendën reformuese të vendit, Dimitrov e shprehu kënaqësinë e tij për faktin se shumë vende të BE-së e pranojnë përparimin që e arriti vendi i tij në fushat siç janë qeverisja e së drejtës, administrata publike dhe lufta me korrupsionin dhe e shprehu vendosmërinë e Qeverisë së IRJM-së të “investojë” në procesin inkuadrues në BE, shkruan në fillim të tekstit të agjencisë gazetareske greke.

Korrespondenti nga Brukseli për portalin informativ grek të gazetës “Real njuz”, real.gr, e transmeton qëndrimin e Dimitrovit se referendumi nuk është parakusht juridik që del nga marrëveshja, “por është konsideruar si i domosdoshëm që të arrihet shumicë prej dy të tretave në Parlament për revizion kushtetues”.

“Nikolla Dimitrov e përshkroi përmbajtjen e Marrëveshjes së Prespës, u kthye në ngjarjet e brendshme të vendit të tij në lidhje me përgatitjen juridike dhe teknike për integrim dhe dërgoi porosi se IRJM nuk duhet më të presë për negociatat inkuadruese, duke sqaruar se vonimi i përfunduar nga viti 2009 dhe raporti i parë pozitiv i Komisionit “e ka çorientuar vendin, ka bërë ta humb busullin kombëtar” dhe shtoi se çmimi për investime në “Ballkanin demokratik dhe evropian” është shumë më i vogël nga çmimi potencial që rajoni t’i lihet fatit, duke e përfshirë edhe sigurinë”, shkruan portali informativ real.gr, transmeton MIA.

Mediat greke i transmetojnë edhe qëndrimet e eurodeputetëve të Greqisë gjatë debatit në Bruksel.

“Eurodeputeti i Demokracisë së Re, Manolis Kefalojanis tha se “identiteti dhe gjuha maqedonase” nuk mund të pranohen në Greqi dhe e pyeti Dimitrovin se si do të quhet populli i IRJM-së në Marrëveshjen e Prespës. “Unë jam maqedonas”, tha Dimitrov dhe shtoi se “Kur të hyjë në fuqi Marrëveshja vendi im do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut dhe do të jemi maqedonas të cilët do të flasin në gjuhën maqedonase”, shkruan “Katimerini”, duke transmetuar një pjesë të tekstit të publikuar nga agjencia gazetareske greke ANA-MPA.

Eurodeputeti i SYRIZA-s dhe nënkryetar i Parlamentit Evropian, Dimitris Papadimulis në profilin e tij në Tuiter e shpërndau një tekst përkushtuar debatit të djeshëm dhe koment se “të gjitha grupet politike të PE-së me ngrohtësi e përkrahin marrëveshjen e Prespës për çështjen maqedonase”, dhe shtoi se Demokracia e Re “tërësisht është e izoluar, madje edhe në suazat e KE-së”, sepse “gjithashtu edhe VMRO-ja e kundërshton marrëveshjen me argumente mohuese të përbashkëta./Pacensure

Baby Boo