77 vjeçari nga Tetova shëtitet me revole gjatë orës policore


Gjatë orës policore një 77 vjeçar nga Tetova është arrestuar nga zyrtarët policorë. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur një pistoletë me 7 plumba. Personi në fjalë është ndaluar nga policia në ora 13;40 minuta në rrugën “176” në Tetovë.

“Personi R.A. 77 vjeç është arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor të Tetovës për dokumentim të rastit. Ndaj tij do të ngritën padi adekuate. Gjatë kontrollit atij i është gjetur një pistoletë me 7 plumba, të cilën e ka poseduar pa leje”, njoftoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Baby Boo