Humb jetën edhe një polic tjetër nga Kosova


Istogu ka mbetur edhe pa një polic. Polici kufitar, Skënder Gorqaj ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Mësohet se shkak i vdekjes së tij ka qenë sulmi në zemër.

Ndryshe, Gorqaj i cili punon me vite si polic ishte nga Studenica e Istogut.

Ditë më parë Istogu ka humbur edhe policin Izet Demaj, i cili u vra gjatë një aksioni policor, për të parandaluar një plaçkitje në një bankë.

Baby Boo