Ja çfarë do të ndodh me mercedesin e Gruevskit …


Mercedesi për të cilin Gordana Jankulovska dhe Gjoko Popovski përfunduan në burg dhe ish-Kryeministri Nikolla Gruevski u arratis, tani mund të shqyrtohet nga ekspertët dhe më pas të shitet, tha Kryeministri Zoran Zaev.

“Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, çështja ka mbaruar dhe tani mund të bëhet ekspertizë se sa para mund të shitet dhe vendimi do të merret në përputhje me rrethanat, çfarë të bëhet me të”, tha Zoran Zaev për TV21.

Qeveria tashmë kishte marrë vendim për ta shitur atë, por rasti “Tanku” ishte në pritje në atë kohë, ai vendim u tërhoq sepse mercedesi ishte provë materiale.Tv21

Baby Boo