Publikohen shifrat e të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë


Edhe dy pacientë kanë vd*ekur në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19. Janë shëruar 119 ndërsa janë raportuar 61 raste të reja. Këto të dhanë janë publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në raportin për 24 orët e fundit.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 61 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vd*ekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali rajonal i Gjilanit dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID)”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 15.063 raste nga 62.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 613 raste të vd*ekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.880.

Baby Boo