Izraeli vr*et një komandant të Xhihadit Islamik në Gaza


Ushtria izraelite ka thënë se është vr*arë komandanti i lëvizjes palestineze “Xhihadi Islamik”, Hussam Abu Harbeed, në su*lmet me raketa të hedhura në Gaza.
Në një deklaratë ku konfirmoi vr8asjen e tij, ushtria e Izraelit ka thënë se Harbeed “ishte prapa disa su*lmeve te*rroriste me raketa anti-tank kundër civilëve izraelitë”.

Lu*fta atje hyri në javën e dytë pa asnjë shenjë se do t’i jepet fund armiqësive më të ashpra në rajon ndër vite, me gjithë shqetësimin ndërkombëtar në rritje dhe thirrjet për ar*mëpushim.
Vdekja e Harbeed mund të sjellë një kundërpërgjigje të ashpër nga grupi militant që po lufton së bashku me Hamasin.

Të paktën tre palestinezë u vr*anë nga su*lmi ajror izraelit në një makinë në qytetin e Gazës sot. Kjo u bë e ditur nga zyrtarët mjekësorë.
Së paku 198 njerëz, përfshirë 58 fëmijë, janë vr*arë në Rripin e Gazës që kur dhuna shpërtheu një javë më parë. Më shumë se 1300 palestinezë janë pl*agosur.
Ushtria izraelite tha se militantët e Gazës kishin hedhur rreth 60 raketa drejt Izraelit brenda natës.

Baby Boo