Vodhi një paletë vaj, kosovari dënohet me tre muaj burg ose 200 euro gjobë


Me tre muaj b*urg dhe 200 euro gjo*bë është dë*nuar Skender Bardhecaj, i akuzuar se kishte vje8dhur një palete vaj “Diamant”.
Shpallja e aktgjykimit është bërë të martën nga gjykatësi Ertan Sejfulla, pasi që paraprakisht, në seancën fillestare të mbajtur të hënën, Bardhecaj e kishte pranuar fajësinë për veprën penale të vje*dhjes

Siç tha gjykatësi Sejfullah, me pëlqimin e të akuzuarit, dënimi prej tre muaj burgim mund të zëvendësohet në dënim me gjobë me lartësi prej 200 euro.
Po ashtu, i ak*uzuari u obligua që të paguaj 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 30 euro në fondin për kompensimin e vik*timave të krimit.
Sipas akt*akuzës së ngritur me 2 gusht 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Skender Bardhecaj ak*uzohet se ka kryer veprën penale “vje8dhje” nga neni 325, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjo*bë dhe me bu*rgim deri në tre vjet.

Sipas aktakuzës, më 23 dhjetor 2017, në depon kryesore të “Migros Group” në Fushë Kosovë, Bardhcaj, i punësuar në pozitën e vozitësit, ka marrë një paletë vaj “Diamant”, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete.
Në aktin ak*uzues thuhet se kompanisë në fjalë i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 766.57 euro. Këtë shumë thuhet se ai e ka paguar, pasi është detyruar nga kjo kompani.

Baby Boo