“Iz*olohet” Presidenti


Presidenti Hashim Thaçi, është iz*oluar nga brenda e nga jashtë. Që prej kohës kur Gjykata Speciale ka treguar për aktak*uzën kundër tij Thaçin nuk e ka takuar kryeministri Avdullah Hoti e as kryeparlamentarja Vjosa Osmani, sikur që komunikimit me të i kanë vënë bl*lok edhe disa prej misioneve ndërkombëtare të vendosura në Kosovë, sikur janë ambasada britanike dhe ajo franceze.

Kjo, pasi kishte shprehur besimin se Thaçi, bashkë me kreun e PDKsë, Kadri Veseli “kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë pe*nguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë”. Që nga atëherë, përtej kufijve të Kosovës vetëm në Shqipëri i janë hapur dyert kreut të shtetit. Në Tiranë ai ka takuar zyrtarët e lartë shtetërorë si presidentin Ilir Meta e kryeministrin Edi Rama. Ramën e kishte pritur edhe në Prishtinë kur kreu i Qeverisë së Shqipërisë kishte mësyrë unifikimin e spektrit politik në një ndërmarrje kundër Speciales. E ka pritur të hënën edhe kreun e opozitës së Shqipërisë, Lulzim Basha.

Baby Boo