Ivanoviqi i shtrirë për toke, mediat serbe publikojnë për herë të parë foton


Mediat serbe kanë publikuar dy fotografi në të cilat shihen momentet e para pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Këto pamje janë kapur nga kamerat e vendosura tek zyra e Ivanoviqit, edhe përkundër faktit se ishte thënë se ato ishin ndalur 12 ditë para se të ndodhte vrasja.

Në fotografinë e parë shihet se i pari që arrin në vendin e ngjarjes është një fqinjë i Ivanoviqit dhe sekretari i partisë.

Ndërsa në fotografinë e dytë, shihet një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili kishte qëlluar rastësisht në vendin e ngjarjes.

Sipas gazetës, ky polic ka telefonuar menjëherë emergjencën pasi e ka parë ngjarjen.

Këto fotografi janë publikuar një ditë para se të bëhet një vit prej kur u vra Oliver Ivanoviq.

Me 16 janar në Serbi do të organizohet ndërkohë një protestë masive, me rastin e një vjetorit të vrasjes së Ivanoviqit.

Baby Boo