Ivanov: Në referendumin e djeshëm, qytetarët hodhën poshtë Marrëveshjen e Prespës


Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i`u është drejtuar sot qytetarëve pas referendumit të djeshëm. Ivanov tha se referendumi ka dështuar dhe se Kuvendi duhet ta mbështes vendimin e qytetarëve.

Në referendumin e djeshëm, qytetarët e hodhën poshtë Marrëveshjen e Prespës, duke mos votuar qytetarët qartë u deklaruan kundër vendimeve të shpejta, të imponuara dhe të dëmshme të marra paraprakisht pa konsensus nacional, bojkotimi është zëri i atyre që janë nënvlerësuar dhe nuk janë dëgjuar, porosia e qytetarëve është dërguar deri tek ata që e kanë patjetër ta dëgjojnë. Realiteti është se referendumi nuk ka pasur sukses, mos u mundoni të ndryshoni këtë realitet”- u shpreh Ivanov.

Baby Boo