Ademi takoi ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçel Galovej (FOTO)


Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot ka zhvilluar takim pune me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar nē Republikën e Maqedonisë,  Rejçel Galovej.

Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit kanë trajtuar çështjen e bashkëpunimit të suksesshëm midis dy shteteve në sferën e arsimit, ndërsa kanë folur edhe për thellimin e bashkëpunimit me aktivitete në interesit të përbashkët përmes ofrimit të mundësive më të mira arsimore për qytetarët.

Ministri Ademi e ka informuar ambasadoren edhe për angazhimet e që bën Qeveria e Maqedonusë  në kuadër të reformatave për arsim cilësor, si dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Një prej prioriteteve kryesore qeveritare, sikurse sqaroi Ademi, është pikërisht përafrimi i cilësisë së sistemit tonë arsimor me standardet e vendeve të zhvilluara, duke e nënvizuar si shembull Mbretërinë e Bashkuar.

Baby Boo