Ivanov mban peng Ligjin për Gjuhët, Xhaferi vazhdon të mos lëvizë


Ligji për përdorimin e gjuhëveakoma nuk po arrin të kalojë pengesën e Presidentit Ivanov. Kryeparlametari Talat Xhaferivazhdon të taktizoj më kohën.

Në takimin e fundit me gazetarët ai tha se për momentin nuk e ka prioritet dërgimin e ligjit në Gazetën Zyrtare. Duke pritur që Ivanov të ndryshojë mendjen, Xhaferi theksoi shkurt se “Nuk jam i ngarkuar me kohën se kur do ta lëshoj Ligjin në Gazetën Zyrtare”. Pas votimit në lexim të tretë, Xhaferi kishte theksuar se Presidenti është i obliguar të dekretoj ligjin, duke cituar kështu Kushtetutën. Ndonëse paralajmëroi plan B, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga ana e kryeparlamentarit.

“Neni 75 i Kushtetutës së Maqedonisë është i qartë. Pas votimit të përsëritur me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve në Parlament, si rasti i djeshëm me ligjin, Kryetari i shtetit është i obliguar që ta nënshkruaj dekretin për miratimin e ligjit. Në të kundërtën do t’i shkel dispozitat ligjore” – deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Xhaferi më pas u thirr në faktin se nuk mund të vendos firmën e tij në vend të firmës së Ivanovit, që Ligji për gjuhët të fillojë zbatimin. Por a mund që ligji si i votuar të dërgohet në Gazetën Zyrtare vetëm me firmën e të parit të ligjvënësit? Xhaferitashmë disa herë kishte theksuar se ky do të ishte varianti i fundit. Më 11 janar shumica parlamentare votoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ditën e votimit, duke qenë i vetëdijshëm paraprakisht për veprimin e Ivanov, Xhaferi kishte deklaruar se me votimin e ligjit në lexim të tretë, i njëjti do të dërgohet në Gazetën Zyrtare.

“Brenda 30 ditëve nga skadimi i afatit, ligji do të duhet t’i kthehet edhe njëherë Parlamentit në lexim të tretë, që nënkupton vetëm aktin e votimit të serishëm. Duke pas parasysh numrat me të cilët kaloi sot, mendoj që nuk do të ketë kurrfarë problemi që në seancën e radhës, atëherë më nuk ka nevojë për dekretin e kryetarit dhe shkon e shpallet direkt në gazetën zyrtare” – tha Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Gjashtë ditë më pas, Ivanovi njoftoi mos dekretimin duke e arsyetuar atë me konstatimet e tij mbi jo kushtetutshmërinë e ligjit për gjuhët.

“Ne kemi sjellë ligj të padrejtë dhe diskriminues, ligj që e favorizon vetëm gjuhën shqipe. Për këtë arsye, duke e pasur parasysh qëndrimet e mija rreth mos-përshtatjes së ligjit për përdorimin e gjuhëve me Kushtetutën, por edhe deklarimet e ekspertëve dhe opinionit të gjerë për anti-kushtetutshmërinë e këtij ligji, duke u bazuar në nenin 75 të Kushtetutës së Maqedonisë, sjella vendim që të mos e nënshkruaj dekretin për miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve” – u shpreh Gjorgje Ivanov, President i RM-së.

Pas vendimit të presidentit, kryeministri Zaev paralajmëroi edhe dërgimin e ligjit në Komisionin e Venecias.

“Gjithçka që është konstatuar në ligjin për përdorimin e gjuhëve është në kuadër të amendamentit 5 të Kushtetutës. Nëse diçka bie në kundërshtim më Kushtetutën, kemi Gjykatë Kushtetuese dhe prononcimi i Komisionit të Venecias. Duhet të kemi kujdes më deklarata pasi që përfundimisht kjo çështje politike duhet të mbyllet” – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Konstatimet e Ivanov u morën për bazë nga VMRO-DPMNE-ja e cila në leximin e tretë propozoi mbi 35 mijë amendamente. Ngërçi për ligjin e gjuhëve u thellua edhe më shumë. Ky veprim i opozitës sipas Xhaferit ishte vendim politik me qëllim bllokimin e ligjit dhe punën e Kuvendit. Më 14 mars, Kuvendi vendosi t’i jep fund maratonës me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, duke mos e shqyrtuar asnjë amendament të vetëm nga opozita.

Në atmosferë jo të mirë dhe me tensione mes ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kryeparlamentarit Xhaferi, ligji mori mbështetjen e 64 deputetëve, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur. Me badenter, ligji mori 24 vota “për”. Për gati dy muaj, Ligji për përdorimin e gjuhëve ka mbetur në “staus-quo”.

Përderisa Xhaferi nuk dërgon ligjin e miratuar në Gazetën Zyrtare, Ivanov i shmanget çdo prononcimi publik në lidhje me këtë ligj. Në këtë situatë, asnjëri nga protagonistët të cilët me firmat e tyre i japin fuqi ligjit, nuk reflektojnë me qëllim përfundimin e agonisë disa mujore.

Baby Boo