Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka uruar qytetarët me rastin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, njofton Medial.mk.
Në urimin e tij Ivanov shkruhet se Republika e Maqedonisë nuk mund të ndërtohet mbi themele tjera përveç atyre të përcaktuara nga referendumi i pavarësisë së 8 shtatorit 1991.
“Brezi ynë është i detyruar të ruajë besëlidhjen e paraardhësve dhe t’ia dorëzojë atë pasardhësve. Është një betim për ndërtimin e Republikës së Maqedonisë si një shtet modern dhe demokratik në të cilin mbizotëron drejtësia dhe jo njerëzit, në të cilin të gjithë janë të barabartë përpara fjalës së ligjit. Republika e Maqedonisë si një vend evropian në të cilin do të arrihen vlerat, standardet dhe kriteret evropiane”, thuhet në urimin e Presidentit Ivanov.
Vendimet e marra nga referendumi i vetëm i cili ka përcaktuar pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë, ishin dhe do të mbeten të detyrueshme për secilin, thuhet në urimin e Presidentit Ivanov me rastin e urimit të Pavarësisë së vendit, konkretisht 8 Shtatorit