Italia ua paguan faturën katër turistëve që ikën nga restoranti në Shqipëri


Në një akt unik diplomacie, Qeveria italiane ka shlyer faturën e restorantit të katër turistëve italianë në Shqipëri, të cilët u larguan pa paguar

Darka e tyre në qytetin e Beratit bëri bujë në të dyja shtetet.

Lajmet nxitën kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ta ngrehte çështjen me homologen italiane, Giorgia Meloni, kur ajo vizitoi vendin, shkroi BBC.

Ajo u përgjigj duke i thënë ambasadorit të saj “shko paguaje faturën për këta idiotë”, i ka thënë ai gazetës La Stampa.

Ambasada e Italisë në Shqipëri ka konfirmuar se ka paguar faturën, që raportohet të jetë diku rreth 80 euro, në emër të qytetarëve të saj.

“Italianët respektojnë rregullat dhe paguajnë borxhet e tyre dhe ne shpresojmë se episodet e tilla të mos ndodhin më”, ka thënë ajo.

Videot e publikuara nga rasti treguan grupin e turistëve që largoheshin nga restoranti natën. Ato u bënë virale.

Baby Boo