Italia përkrah Kosovën në rrugën e saj euroatlantike


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se kontributi i Italisë për të arritur paqen në Kosovë dhe roli i saj i vazhdueshëm për shtetndërtim është i pazëvendësueshëm dhe Kosova është mirënjohëse.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me ish-kryeministrin e Italisë, Massimo D’Alema, të cilin e informoi për të arriturat e Kosovës, prioritetet e Qeverisë, për zhvillimin ekonomik, ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe punën që po bënë vendi në përafrim me agjendën evropiane.

“Republika e Italisë është prej vendeve mike me të cilën Kosova ka ndërtuar raporte të shkëlqyera bilaterale, ndërsa tani jemi të interesuar që të forcojmë lidhjet tona edhe në aspektin ekonomik”, tha Haradinaj.

Ai tha se roli i ish-kryeministrit D’Alema për proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova ka qenë shumë i rëndësishëm, duke kërkuar që edhe më tutje të ushtroi autoritetin e tij për forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe për procesin e integrimeve euro-atlantike të Kosovës.

Ndërsa, ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, vlerësoi progresin e Kosovës dhe dinamikën qeverisëse të kryeministrit Haradinaj, duke thënë se Italia do të jetë përkrahëse e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.

Baby Boo