Twitter do të heqë fotot dhe videot e postuara pa pëlqimin e “autorit”


Kompania Twitter njoftoi se nuk do të lejojë ndarjen e videove dhe fotove, publikimi i të cilave nuk është miratuar nga personi që i ka realizuar. Ky duket edhe si një penalizim për ata që përdorin pa leje foto personale të të tjerëve, pa lejen e tyre.

“Nëse një person nuk ka dhënë pëlqimin që fotot ose videot e tyre personale të shpërndahen, ne do t’i heqim ato”, shkruhet në njoftim.

Aktualisht, politika e kompanisë është të ndalojë ndarjen e informacionit personal me persona të tjerë, si numrat e telefonit, adresat dhe kartat e identitetit.

Ndryshimi i sotëm është një nga hapat e parë pasi bashkëthemeluesi Jack Dorsey dha dorëheqjen si shef ekzekutiv të hënën dhe u pasua nga drejtori teknik Paradge Agraval

Baby Boo