Italia në finale të EURO 2020, fiton me penallti ndaj Spanjës


Italia dhe Spanja kanë luajtur barazuar në kohën e rregullt dhe vazhdime (1-1) në gjysmëfinalen e Euro 2020, ndërsa penalltitë zgjodhën fituesin, që dolën të jenë italianët me rezultat 4-2.

Edhe pse të dy skuadrat provuan shumë në pjesën e parë, rrjetat mbetën të paprekura.
Spanja rastin më të mirë e kishte në minutën e 25-të, kur Dani Olmo gjuajti bukur nga brenda zonës, ndërsa edhe më bukur priti Gio Donnarumma.

Italiani goditjen e parë serioze e kishte në minutën e 45-të, kur Emerson gjuajti nga një pozitë e vështirë, por topi u ndal në shtyllë.
Në pjesën e dytë ishte loja edhe më e bukur.

Sërish ishte Spanja që rrezikoi e para, ku Sergio Busquets gjuajti nga distanca, por topi shkoi pak mbi portë.

Italia shfrytëzoi një kundërsulm në mënyrën më të mirë, kur Federico Chiesa shënoi në portën e Unai Simon në minutën e 60-të për 1-0.
Spanja filloi trusni të madhe në fundin e ndeshjes, dhe kjo iu shpërblye, pasi që Alvaro Morata shënoi për 1-1.
https://youtu.be/4i_EoQrZGg8
Edhe në kohën, dy herë nga 15 minuta, nuk kishte gola edhe pse të dy skuadrat kishin nga një rast të mirë me Moratan dhe Berardin.

Ndeshja u vendos në penallti, ku fitore shënoi Italia me rezultat 4-2.

Baby Boo