ITALIA DËBON TERRORISTIN SHQIPTAR, MBËRRIN NË TIRANË USHTARI I ISIS


Policia italiane ka identifikuar dhe dëbuar një 28-vjeçar shqiptar nga Tirana, të cilin e ka cilësuar si Xhihadist.

Sipas mediave italiane, para se të shkonte në Itali, shqiptari kishte shërbyer në organizatat terroriste të Jabhat al-Nusra të ISIS-it, në Siri dhe Irak.

Pas disa muajsh hetime autoritetet italiane ka rënë në gjurmët e shqiparit dhe duke qenë se 28-vjeçari përbënte kërcënim real për sigurinë publike shteti fqinj e dëboi.

I riu shqiptar, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije kishte shkuar në provincën e Ravenës, së bashku me gruan e tij, e cila ishte shtatzënë.

Ata kishin planifikuar të vendoseshin në këtë krahinë ku dhe donin të merrnin lejen e qëndrimit.

Por më 23 gusht, autoritetet italiane e kanë shoqëruar shqiptarin deri në aeroportin e Fiumicino, nga ku është nisur nga Roma drejt Tiranës.

Baby Boo