Itali: Shqiptari vritet me dy plumba pas shpine


Një i ri shqiptar është vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Corato, një provincë e Barit.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte 23 vjeç, por nuk e kanë bërë publik emrin e tij.

Në momentin që është ekzekutuar ai ndodhej në një shesh të zonës, i cili ishte shumë i populluar.

Sipas autoriteteve italiane kanë qenë dy persona që kanë marrë pjesë në vrasjen e të riut. Ata kanë përdorur një skuter dhe në momentin që kanë qenë pranë 23-vjeçarit e kanë qëlluar dy herë me pistoletë pas shpine.

Plumbat e kapën në kokë dhe në mushkëri shqiptarin. Deri më tani dy atentatorët mbeten të panjohur, ndërsa policia italiane po heton për të zbuluar arsyet që çuan në vdekjen e të riut./abcnews.al

Baby Boo