Itali, del nga spitali ”pacienti 1”


I ashtuquajturi ”pacienti 1” nga shpërthimi i koronavirusit të ri në Itali ka dalë nga një spital në Pavia, pas një shërimi të suksesshëm nga sëmundja Covid-19.
Burri 38-vjeçar, i identifikuar vetëm me emrin e tij Mattia, ishte rasti i parë i koronavirusit, i zbuluar më 20 shkurt, në qytetin verior të Codognos.

“Unë kam qenë shumë me fat sepse kam qenë në gjendje të shërohem”, thotë ai në një mesazh duke falënderuar mjekët që “më lejuan të kthehem në jetë”, pas 18 ditësh nën kujdesin intensiv.
Mattia i nxit njerëzit të qëndrojnë në shtëpi për të ndihmuar në kontrollin e virusit dhe kërkon intimitet për të dhe familjen e tij.
“Ne do të dëshironim ta harronim këtë përvojë të keqe dhe të kthehemi në normalitetin tonë”, thotë ai.

Baby Boo