Intervistë me Labinot Azemin – Ekskluzivitet dhe shumë të pa thëna


Intervistën e realizoi gazetarja Qëndresa Loku

Njëri ndër problemet më kryesore dhe më të shpeshta në shoqërinë tonë është bu*llizmi. Një dukuri e keqe e shoqërisë sonë, që thuajse çdo ditë e më shumë shtohet si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit.

Me faktin që çdo ditë e më shumë shtohen profilet e njerëzve në rrjetet sociale, aq edhe me shumë shfaqet bu*llizmi në mesin tonë, duke filluar nga pamja e jashtme se si dukemi e deri tek problemet shëndetësore që ka një njeri. Rrjetet sociale janë ato që e shtojnë këtë dukuri edhe më shumë.

Për këtë temë kaq të thellë, për bu*llizmin, tani kemi një personazh kryesor që mund të na flet rreth kësaj dukurie. Në këtë intervistë do të na flet “Djali i hekurt” që tani më e njohim shumica prej nesh. Labinot Azemi është ai që do t’iu përgjigjet pyetjeve rreth kësaj dukurie.

Gazetarja: Të gjithë të njohin si një vi*ktimë e bu*llizmit, por ju tashmë jeni kthyer në një nga personazhet e kësaj dukurie në shoqërinë tonë. Mund të themi se jeni i pari që keni keni marrë guximin të flisni haptazi në media e rrjete sociale rreth bu*llizmit, a mund të më tregoni se sa e vështirë ishte për ju që të arrini këtu ku jeni sot?
Labinot Azemi: Vështirësi gjithmonë ka, në çdo aspekt që ti mundohesh dhe do të bësh diçka. Nuk jam njëri ndër ta por jam njeri, sepse nuk ka të tjerë si unë në këtë rast, që kanë marrë guximin jo vetëm të flasin por edhe të punojnë fort për këtë çështje. Në gjithë Republikën e Kosovës të jem unë ai i cili e ngris lart këtë dukuri me punë dhe jo vetëm fjali boshe, ndaj suksesi është produkt i punës që tashmë e gëzojë atë sukses!

Gazetarja: Si ka ndikuar tek ju fakti që nga një vi*ktimë e bu*llizmit të ktheheni në një personazh ku shumica e të rinjve dhe personave të rritur të marrin ty si shembull?
Labinot Azemi: Të jesh i guximshem sot dhe të kthehesh në një djalë që e thua ti shembull, është mjaft trimëri e madhe. Pse trimëri? Sepse sot e keqja po dominon mbi të mirën, andaj pesh e rëndë është, por në fund të ditës ndjehesh i lumtur kur etiketime të tilla të bëjnë të kuptosh se ti po vazhdon ta lësh një markë diku, sigurisht që ka ndikuar mjaft, për të mirë të them të drejtën!

Gazetarja: Sa ka qenë e vështirë për ty bota televizive, për shkak dikur jeni bu*llizuar për shkak të pamjes dhe do ishte e vështirë për secilin nga ne të dalim para kamerave thuajse çdo ditë?
Labinot Azemi: Shumë e vështirë. Nga emisioni nga i cili kam dalë dhe më njihni, pyetja që ka qenë para sa të dalë, ka qenë se, “Çka do të mendojë publiku1?” Sepse paksa ka mbetë një ndrojtje brenda meje, por me kalimin e kohës e kuptova se njerëzit dhe kamera po me duan. Andaj tashmë nuk është problem por paska e mundimshme, sepse ndiqemi dhe nga fëmijët, prandaj gjithmonë përgatitem para se të dalë në ndonjë program televiziv!

Gazetarja: E dimë se tani e sa kohë jeni duke vazhduar me ligjeratat kundër bu*llizmit në shkollat fillore dhe të mesme, sa mendoni se kanë ndikuar tek nxënësit ligjeratat e tua dhe ajo që ju e ke shprehur para tyre?
Labinot Azemi: Pafundësisht shumë. Në fakt kësaj pyetje më mirë është të lësh të shikosh, jo qindra por tashmë dhe numëroj milionshe nëpër kanale nëse i shohim në tërësi, kjo tregon se ndikimi im ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i madh.

Gazetarja: Si erdhi ideja e këtij projekti për ligjeratat në shkolla dhe sa e keni pasur të vështirë të kyçeni në këto shkolla?
Labinot Azemi: Të them të drejtën, të tregohem i sinqertë, më ka ardhur një mesazh nga një nënë sapo u njoha në publik. Më tha të lutem bëj diçka nëpër shkolla, unë e kisha veçse si ide, por kjo e fuqizoj akoma dhe më shumë këtë pjesë. Kurse vështirsi nuk kam pasur sepse kisha mbështetje komunale, gjithçka ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë ligjore dhe shumë zyrtare.

Gazetarja: A mendoni se dikush u ka vjedhur idetë e këtij projekti dhe ka vazhduar me idetë tua, por pa ty në mes?
Labinot Azemi: Po shumë kanë tentuar dhe vazhdojnë të më kopjojnë idenë, por asnjë kopje nuk është më e mirë se origjinali. Andaj dhe kam dëgjuar se duan të bëjnë projekte si të Labit. Por jo secili ka fatin tim, pastaj historia ime është shumë natyrale. Nuk mund të jesh një Lab i dytë, por i thatë në realitet sepse sot njerëzit duan ta shohin atë Lab dhe jo vetëm teori boshe dhe ajër!
Por gjithsesi, nga ana tjetër bukur pse jo, është kënaqësi fundja kur të tjerët të kopjojnë dhe mundohen të jenë si ti.

Gazetarja: Përveç nxënësve, a ju ka thënë dikush nga stafi arsimor se janë ndjerë të bu*llizuar nga kolegët ose të afërmit e tyre?
Labinot Azemi: Po, por si duket dhe këtu kam qenë mjaft inspirues ndaj tyre. Ta imagjinosh, të jesh frymëzim i dikujt që është mjaft i ngritur dhe për këtë ndjehem shumë i lumtur.

Gazetarja: A keni shkruar artikuj të ndryshëm nga përvoja juaj me bullizmin dhe a mendoni se do t’i botoni ndërkohë si përvojë personale?
Labinot Azemi: Jo asnjëherë nuk kam bërë, por mendoj ta realizoj në të ardhmen një dokumentar të shkurtër të historisë sime!

Gazetarja: A keni pasur përkrahje nga personat që merren më shumë me këtë dukuri?
Labinot Azemi: Po drejtor shkolle, psikolog e pedagog, ndaj ndjehem i rrethuar me persona të cilët duan të më ruajnë dhe mbrojnë si një guacë prej ari.

Gazetarja: A keni pasur probleme me shoqërinë për shkak të famës tënde dhe a mendon se ndonjëri nga ta ka përfituar nga ju?
Labinot Azemi: Fatkeqësisht kam humbur njerëz të cilët kam menduar se i kam miq. Kam humbur edhe njerëz për shkak të famës, por më shumë kam fitur. Ndërsa a ka perfituar dikush nga fama apo emri im? Sigurisht që po dhe me modesti e them se po. Sigurisht, dikur kam qenë djalë i panjohur dhe i pa vlerësuar, kurse sot ndryshova? Jo asesi, unë jam po i njejti përsëri, por që tashmë mbi supe barti mjaft angazhime dhe shumë përgjegjësi që duhet t’i mbaroj.

Gazetarja: Edhe pse ke treguar edhe në intervista të tjera, por tani si një personazh i kësaj dukurie a mund të na tregosh se sa ka ndikuar dalja jote në televizone të ndryshme që ju të gjeni një punë dhe a jeni punësuar në ndërkohë?
Labinot Azemi: Dalja publike dhe gjithë ajo vëmendje që më është dhënë ka ndikuar shumë mirë në publik. Kjo ka rëndësi shumë pastaj, e nësë pyet për punën unë akoma jam duke kërkuar punë dhe duke u ballafaquar që të jem aty ku me të vërtetë e meritoj. Por sigurisht që vetën e shoh në ndonjë TV dhe jashtë saj nuk mund dhe nuk di të bëj më mirë.

Gazetarja: Ku e shohim Labinotin pas ktij projekti që edhe pak kohë do të përfundojë?
Labinot Azemi: Sigurisht që do më shihni në ndonjë projket më të gjerë dhe me shumë staf të madh. Nuk do të flitet vetëm për bullizëm, por po e lë surprizë se pastaj po më kopjojnë.

Gazetarja: A ka filluar të të pengojë fama jote në jetën private?
Labinot Azemi: Pak po, se dhe unë duhet të kem një jetë për vete. Une nuk mund të them u bëra shumë super i famshëm, por dhe sikur të jem i atillë, privatësia duhet të më respektohet, së paku nga ana e gazetarëve.

Gazetarja: Në përgjithësi mediave shqiptare ju ka interesuar shumë të dinë se kush fshihet pas Labinotit, por këtë nuk e the asnjëherë. A do ta zbulosh sot për ne?
Labinot Azemi: Asnjëherë. Zbulojeni ju.

Baby Boo