Ismaili: BDl nuk është fajtore për mosfunksionimin e gjyqësorit


Rexhail Ismaili nga BDI-ja, i ftuar në emisionin Rruga drejt në Alsat, gjatë përballjes me përfaqësuesit e tjerë të partive politike shqiptare, tha se BDI-ja nuk është fajtore për mosfunksionimin e gjyqësorit në vend. Ai tha se BDI-ja disa herë ka kërkuar Veting në gjyqësor dhe asnjëherë nuk është pranuar, duke akuzuar se ka prokurorë dhe gjykatës që janë të përfshirë në procese të montuara dhe e pengojnë një gjë të tillë.

BDI-ja nuk është fajtore për mosfunksionimin e gjyqësorit dhe prokurorisë në nivelin e detyrës. Ne formuam Prokurorinë Speciale dhe për fat të keq çfarë na dëshmoi kjo prokurori? Prandaj gjyqësorit i duhet një reformë e thellë, një veting. Të gjithë ata prokurorë dhe gjyqtarë që kanë marrë pjesë në procese të montuara t’i shohim nëse do ta kalojnë vetingun, dhe janë po të njëjtët prokurorë dhe gjykatës që pengojnë reformat në drejtësi- tha Rexhail Ismaili.

Baby Boo