ISIS kërcënon, do hedhim bomba me dron gjatë kupës së botës


SIS ka kërcënuar se do sjellë vdekjen dhe shkatërrimin e Kupës së Botës duke hedhur bomba me dron. Grupi terrorist ka publikuar një video ku tregon se do të hedhë në erë stadiumet e futbollit në Rusi.

“Ne po ju shohim. Ne kemi dronë, po shqyrtojmë vendin dhe do ju sulmojmë”,- thuhet në pamjet e montuara.



Pamjet kanë qarkulluar në rrjete sociale, përfshirë bisedat private të terroristëve.

Eksperti Raphael Gluck tha se, propaganda është një fantazi, por kërcënimi duhet marrë seriozisht.

Videoja mbyllet me një pamje panoramike të stadiumit të Soçit, që vëzhgohet nga një xhihadist, i cili hap zjarr dhe virtualisht goditet nga shpërthimet.

Nuk është hera e parë që militantët islamikë kërcënojnë me akte terroriste kampionatet botërore të futbollit.

Baby Boo