Ishte në kërkim për vjedhje të rëndë, arrestohet 32-vjeçari nga Çegrani i Gostivarit


Me datë 05.03.2024 në ora 20.00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar 32-vjeçarin Sh.F. nga Çegrani i Gostivarit. Ai ishte në kërkim me urdhër qendror, me urdhër gjykate për vuajtje të dënimit me burg prej një viti e katër muaj për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal.
Personi është dërguar në Burgun e Idrizovës në Shkup për vuajtje të dënimit.

Baby Boo