Ish-ushtarët e UÇK-së kërkojnë pastrimin e listave të veteranëve (Foto)


Një grup i ish-ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar pastrimin e listave të veteranëve.

Gjatë kësaj proteste në emër të protestuesve kërkesat e tyre i ka paraqitur Jeton Selmani nga Zona Operative e Llapit.

Ata po kërkojnë pastrimin e listave të veteranëve, njohjen e statutit të invalidit të gjithë atyre qe si pasojë e luftës vuajnë nga sëmundjet e ndryshme dhe shkarkimin e komisionit invalidor të tanishëm, i cili luftëtarët e vërtetë po i konsideron si kriminelë dhe po ua refuzon njohjen, kurse ata që i kanë blerë certifikatat me lekë po e kalojnë shkallën e invalidit.

“Lutim përfaqësuesit qeveritarë që të ngritin zërin kundër degradimit të vlerave të luftës dhe i bëjmë thirrje prokurorisë që të na thirrin dhe të dëshmojmë. Për këtë proces të gjithë jemi fajtorë dhe sot kemi thirrur këtë protestë simbolike dhe nuk do t’i ndalim protestat”, tha Selmani.

Baby Boo