Ish-shefi i Gjykatës së UÇK-së: Të dënohen me burg veteranët matrapazë e hajna


Ish-drejtuesi i Gjykatës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, i quan matrapazë dhe hajna të gjithë ata që e kanë fituar statusin e veteranit në mënyrë të jashtëligjshme.

Sipas tij këta persona i kanë bërë dëm të jashtëzakonshëm luftës së UÇK-së, dhe për këtë ata duhet të ndiqen nga Gjykata dhe të dënohen.

Në një prononcim për Gazetën Express, Dobruna ka thënë se i di të gjitha rreth fryrjes së listave të veteranëve, por për momentin ka vendosur që të heshtë.

Dobruna i cili tashmë ushtron profesionin e avokatit në Kosovë thotë se personat të cilët i kanë nënshkruar listat janë përgjegjës për gjithë skandalin me veteranët e rrejshëm.

Baby Boo