Ish-pjesëtari i UÇK-së pa strehë për vete dhe familjen


Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ymer Gashi nga Skenderaj, kërkon ndihmën e bamirësve për t’u bërë me vendbanim.
Ai tash e disa vite jeton në banesat sociale në këtë komunë.

Mirëpo si kryefamiljar thotë se një familje 6 anëtarësh është e vështirë të jetojë në dy dhoma, duke u ankuar se vazhdimisht ka edhe myk e lagështi.
Bashkë me familjarët e tij ai kërkon nga dashamirët që t’i bëhet një zgjidhje që nuk është e përkohshme.

Baby Boo