Ish-pjesëtari i UÇK-së Hasan Dakaj dërgohet në qendrën e paraburgimit në Beograd


Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i arrestuar të premten nga autoritetet serbe në Merdarë, është transferuar nga Qendra e Ndalimit në Kurshumli në qendrën kryesore të paraburgimit në Beograd.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, përmes një postimi sot në Facebook.

Informatat e fundit për rastin e arrestimit e Hasan Dakajt që i kam marrë janë se tashmë Hasan Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kurshumli në qendrën kryesore të paraburgimit në Beograd në rrugën “Baçvanska”,” ka shkruar ai.
Hasan Dakaj nga Prizreni është arrestuar derisa po udhëtonte me vëllain e tij drejt Italisë. Ai është arrestuar në pjesën tjetër të kalimit kufitar Merdarë.

Avokati Smakiqi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës që të interesohet për fatin e Dakajt.

Nga ana e saj, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar mekanizmat ndërkombëtarë për veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës.
Për rastin është njoftuar Zyra e BE-së në Serbi, Ambasada e SHBA-së dhe ajo e Britanisё sё Madhe nё Serbi.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se Zyra Ndёrlidhёse e Kosovёs nё Serbi do t’u paraqesë kёrkesё zyrtare autoriteteve serbe pёr tё lejuar ambasadorin Jetish Jashari ta vizitojё Dakajn, qё tё njoftohet mё konkretisht pёr trajtimin qё po i bёhet Dakajt nga organet serbe.

Baby Boo