Ahmeti: Orientimi pro-NATO dhe pro-BE ruhet me kujdes


Megjithëse kishte shumë presione, nga partitë proruse dhe ruse, me Platforma të rrezikshme kundër NATO-s dhe kundër
bisedimeve me BE-në,ne ia arritëm ta anëtarësojmë Maqedoninë e Veriut në NATO dhe të nisim negociatat me Bashkimin Evropian, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Klan TV.

“Jam shumë i sigurt se orientimi pro-NATO dhe pro-BE ruhet me kujdes dhe kjo u konfirmua në takimin me kreun e shtetit, me rastin e vitit të kaluar me mos-hapjen e negociatave me BE-në. Atëkohë u frikësova se parti të ndryshme mund të luhaten, por të gjithë ishim të një qëndrimi se ne, nuk e humbim besimin te Evropa dhe që të gjithë e konfirmuan rrugën drejt BE-së”, tha Ahmeti, ndërsa tregoi se fillimisht, kishte shumë presione nga disa parti proruse që shpreheshin kundër BE-së dhe NATO-s.

Baby Boo