Ish kryeministri Gruevski: së shpejti vijnë zgjedhjet

Ish kryeministri i Maqedonisë dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski duke e kritikuar oponentin e tij partiak dhe qeveritar, Zoran Zaev për premtimin në lidhje me projektin për ndërtimin e Qendrës Klinike, në rrjetin social fejsbuk ka thënë “Sërish, së shpejti do të do të vijnë zgjedhjet”, transmeton Portalb.mk.

Baby Boo Tinex

Gruevski ka treguar edhe dhjetë arsyet se pse qeveria e udhëhequr nga ai nuk ka zgjedhur Bardovcën që të ndërtohet Qendra Klinike – gjë të cilët e ka bërë qeveria LSDM – BDI.

Sipas Gruevskit, arsyeja: e parë –  është se toka ku duhet të ndërtohet është 90 për qind private; e dytë – nevoja për përpilimin e planeve urbanistike të reja ku do të ndërtohen objektet; e tretë – duhet projekt tërësisht i ri i Qendrës Klinike, e katërta – duhet planet urbanistike financim, shpronësimi i tokës private, pastaj ndërtimi i bulevardeve të reja që çojnë për te Qendra Klinike për të cilat duhet shumë kohë dhe para; e pestë – e nevojshme është projektim dhe financim i ri i rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit; e gjashtë – duhet parashikim i ri financiar për sigurim të kredisë; e shtatë – objektet e Klinikës Infektologjike, Kardiologjike të cilat duhet të vendosen në objektin e ri do të kërkonin më shumë hapësirë; e tetë – nëse për projektin e tanishëm duheshin 120 milionë euro, për të riun do të duhen më së paku 450 euro; e nëntë – me kapacitetin që ka qeveria e re LSDM – BDI do të duhet më shumë se 17 vjet që të përfundojë projekti i ndërtimit dhe arsyeja e dhjetë – angazhimi që për aq para të ndërtohet e reja do të shfrytëzoheshe për ndërtimin e spitaleve të reja në qytete tjera dhe për furnizimin e spitaleve ekzistuese me pajisje medicinale të reja.

Restorant Lumare