Basha reagon për mosdekretimin e Sandër Lleshit


Sipas Lulzim Bashës, lëvizja e ardhshme e opozitës do të jetë largimi i Edi Ramës.

Presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese dhe jam i sigurt që ai do të japë te gjitha aspektin kushtetues për dekretimin apo mos dekretimin e ministrit të Brendshëm të propozuar nga Edi Rama. Një gjë është e sigurt që lëvizja e ardhshme, në atë që nuk është lojë shahu, është dhe do te jete vetë largimi i kryeministrit Rama. Rënia e ministrit të tretë të propozuar nga Rama është dëshmi e krizës së thellë politike dhe morale. 

“Vendi është pa kryeministër, pa gjykatës, pa prokurori. Përgjegjësia për këtë është se vendi është një organizate kriminale dhe përgjegjësia ngelet mbi Ramën” – u shpreh Basha në një prononcim për gazetarët nga Korça.

Baby Boo