Ish këshilltari i ASH: “Më thonin kush je ti me qenë në listë”


Osama Muadini ish këshilltari i ASH ka shkruar:

“Të nderuar miq, shokë e familjarë,
Të dashur qytetarë,

Unë NUK do të jem në listën për Këshilltar të ASH-së në Kumanovë!

I papritur edhe për mua ky vendim!

Por, kështu kanë vendosur strukturat e ASH Kumanovë, duke filluar nga Nënkryetari i Partisë, Dega ASH Kumanovë (5/17) dhe Kuvendi i Degës (?!), me arsyetimin :
“Kush je ti me qenë në listë?!”

Të dashur qytetarë të Kumanovës,
Dua t’Ju Falenderoj përzemërsisht dhe sinqerisht për besimin përkrahjen dhe mbështetjen e deritanishme si Këshilltar Komunal, duke ju kërkuar falje në rast dëshpërimi!

Unë do vazhdoj rrugëtimin politik dhe do të jem zëri qytetarë, me reagimet e mia, ndaj çdo padrejtësie!

I juaji,
Osama Muadini”

Baby Boo