Parashikuan shumë ngjarje, The Simpsons parashikuan edhe kaosin jashtë Kongresit

Simpsonët si duket kanë parashikuar çdo ngjarje të hidhur që ka ndodhur vitet e fundit në botë, e së fundmi doli se ata parashikuan edhe kaosin që ndodhi në Kongres të mërkurën pasdite.
Në njërën nga pjesët e serialit The Simpsons, që u shfaq me 1 nëntor 2020, tregoi një sugjerim ogurzi të fatit të Amerikës pasi Homeri dështoi të jepte votën e tij – dhe ai ishte personi kyç në këtë proces.

Homerit i është thënë nga Lisa të “kujtojë gjithçka të keqe për katër vitet e mëparshme”, para se të lexojë 50 gjëra për kohën e Donald Trump në detyrë – nga komentet e diskutueshme te gabimet serioze politike.
Homeri më në fund vendos për kë të votojë – por zbulon se ai vetëm e kishte ëndërruar këtë dhe në të vërtetë kishte fjetur gjatë periudhës së votimit. Ndërsa dita e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden afrohet, disa pyesin nëse duhet të përgatiten për parashikimin e radhës të Simpson.